E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është një 84-vjeçare.

E moshuara, duke mos u ndjerë mirë, ka njoftuar fqinjen e saj për t’i kërkuar ndihmë. Sapo ajo ka mbërritur dhe 84-vjeçarja i ka hapur derën, kjo e fundit ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj.

Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, kur ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje, e moshuara ka qenë pa shenja jete.

Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]