Berisha: Kush ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në

Publikuar me datë:

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar u përgjigj lidhur me tubimin e së premtes të zhvilluar në Tiranë nga Ervin Salianji.

Siç u shpreh kreu i PD-së, pjesëmarrësit ishin vetëm individë të ndarë prej kohësh nga kjo parti ose njerëz që në të vërtetë nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj.

Berisha theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për kritikë, pasi brenda PD-së ka të shumta, por për njerëz që ndërmarrin veprime konkrete.

 “Asnjë demokrat nuk kishte aty ç’është e vërteta. Ata që ishin dhe ata që folën janë prej kohësh të ndarë nga Partia Demokratike ose nuk kanë qenë kurrë në PD. Cilido që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në. Ata nuk janë kritikë të PD-së. Kritikë ka sa të duash në gjirin e partisë, por ata kanë veprime konkrete”,-tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Universiteti i Shkodrës financon projekte kërkimore dhe zgjeron bashkëpunimet ndërkombëtare

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër po e vendos kërkimin...

Muzeu i Kalasë së Shkodrës mes atraksioneve më të vizituara

Muzeu i Kalasë së Shkodrës vijon të jetë një...

Rijetëzimi i kullave tradicionale në veri, përfundon faza e parë e dokumentimit

Projekti për rijetëzimin e kullave tradicionale në veri të...