Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

Publikuar me datë:

Aeroporti ndërkombëtar i Mynihut është mbyllur që prej orës 09:00, pas raportimeve për praninë e mundshme të një droni në zonën ajrore.

Si pasojë e situatës, janë pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve, ndërsa autoritetet aeroportuale nuk kanë ende një vlerësim se kur mund të rifillojë normalisht trafiku ajror.

Sipas policisë federale gjermane, dy pilotë kanë raportuar më herët shfaqjen e një droni pranë aeroportit, çka ka shkaktuar edhe nisjen e një operacioni të madh policor në terren për sigurimin e zonës dhe verifikimin e kërcënimit të mundshëm.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa situata mbetet ende e paqartë për rikthimin e operacioneve normale në aeroport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Universiteti i Shkodrës financon projekte kërkimore dhe zgjeron bashkëpunimet ndërkombëtare

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër po e vendos kërkimin...

Muzeu i Kalasë së Shkodrës mes atraksioneve më të vizituara

Muzeu i Kalasë së Shkodrës vijon të jetë një...

Rijetëzimi i kullave tradicionale në veri, përfundon faza e parë e dokumentimit

Projekti për rijetëzimin e kullave tradicionale në veri të...