UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

Publikuar me datë:

Vetëm gjatë javës së fundit, 77 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Liban si pasojë e dhunës dhe përshkallëzimit të konfliktit, sipas një reagimi të publikuar nga UNICEF në rrjetin social X.

Organizata theksoi se kjo shifër përkthehet në mesatarisht 11 fëmijë të prekur çdo ditë, duke ngritur alarmin për ndikimin e rëndë që po ka konflikti mbi më të vegjlit.

“Fëmijët nuk duhet ta paguajnë çmimin e konfliktit. Ata duhet të mbrohen në çdo kohë. Armiqësitë duhet të marrin fund”, thuhet në deklaratën e UNICEF Liban.

UNICEF dhe agjenci të tjera humanitare kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i dhunës po rrezikon jetën dhe mirëqenien e mijëra fëmijëve në zonat e prekura nga konflikti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...