Shtyhet sërish gjyqi ndaj Benet Becit, shkak mungesa e prokurorit

Publikuar me datë:

Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Gjyqi do të zhvillohet më datë 9 qershor, ora 12:30.

Gjyqi u shty pasi mungoi prokurori Dritan Prenci. Gjithashtu nuk u paraqit as Benet Beci dhe avokati tij Ervin Metalla, i cili ka dorezuar raport mjekesor për 21 ditë.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23 tetor 2024. Më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).

Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër...