Këshilltari bashkiak Imeldi Sokoli kritikon mungesën e Benet Becit në mbledhjet e Këshillit Bashkiak: Ka marrë pjesë vetëm në 5 nga 36 mbledhje

Publikuar me datë:

Këshilltari bashkiak Imeldi Sokoli ka kritikuar mungesën e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Sipas Sokolit, nga 36 mbledhje të zhvilluara gjatë mandatit, Beci ka qenë i pranishëm vetëm në 5 prej tyre, duke ngritur pikëpyetje mbi angazhimin dhe llogaridhënien e tij përballë këshilltarëve dhe qytetarëve. Sokoli e cilësoi këtë si mungesë respekti ndaj institucionit të Këshillit Bashkiak dhe kërkoi një komunikim më të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e zgjedhur të komunitetit.

Reagimi i plotë

Në këtë mandat në Këshillin Bashkiak Shkodër bashkë me mbledhjen e sotme janë zhvilluar 36 mbledhje. Kryetari i bashkisë ka qënë prezent në vetëm 5 të tilla duke anashkaluar llogaridhënien direkte në raport me të përzgjedhurit e komuniteteve në këshillin bashkiak.

Në këtë kontekst kërkesa e znj Koçeku sot në Komisionin e Reformës Territoriale Administrative që në vend të Kryetarit të Bashkisë të referojë Nënkryetari nuk është relevante sepse minimalisht titullari duhet të marrë përgjegjsinë politike të veprimeve të tij në raport me punimet e komisionit po ashtu edhe me bashkinë që qeveris.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...