6 procedime penale dhe mbi 1000 gjoba nga Policia Rrugore për shoferët në Shkodër

Publikuar me datë:

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

* 41 masa për parakalime të gabuara;
* 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
* 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
* 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
* 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
* 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
* 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
* 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related