Pasditen e së martës, një vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Somotinë, ndani njësisë administrative Proptisht në Pogradec. Flakët, që përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me dushk dhe shkurre, kanë nxitur reagimin e shpejtë të autoriteteve.
Forcat zjarrfikëse, së bashku me njësinë administrative, shërbimet pyjore dhe banorët e zonës, janë angazhuar menjëherë në përpjekjet për të izoluar zjarrin. Megjithatë, përhapja e flakëve është ndihmuar nga era, çka ka vështirësuar punën e ekipit të emergjencës. Edhe pse situata është nën kontroll, ende nuk dihet saktësisht se sa është sipërfaqja e djegur nga zjarri.

