Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze

Publikuar me datë:

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 17”, pas një hetimi që zgjati katër javë.

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë katër shtetase kineze, të moshave nga 36 deri në 53 vjeç, të cilat akuzohen për ushtrim prostitucioni dhe përshtatje të ambienteve për këtë veprimtari.

Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë edhe katër persona nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova, për veprën penale “Prostitucioni”.

Si prova materiale, policia sekuestroi katër pasaporta dhe një shumë parash.

Hetimet treguan se aktiviteti zhvillohej në dy ambiente të marra me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit, të përshtatura për prostitucion.

Materialet e çështjes i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

‘Ule muzikën’/ 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e lokalit në Itali

Një episod i rëndë dhune, i regjistruar në tetor...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi ditën e sotme (9 prill)...