TIRANË – Skandal ushqimor/ AKU bllokon 738 kg mish pule të KMY që ruhej në kushte alarmante dhe 328 kg djathë dhie në baxhon…

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka evidentuar shkelje serioze të sigurisë ushqimore gjatë kontrolleve të fundit në Tiranë, duke ndërhyrë në dy subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit.

Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në dy subjekte me aktivitet “përpunim qumështi” dhe “përpunim mishi”.

https://www.instagram.com/reel/DV_qj-kk-hO/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Gjatë kontrollit në subjektin “Bonum” (baxho), inspektorët konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, si dhe prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientet e përpunimit. Si masë e menjëhershme u vendos bllokimi i aktivitetit dhe sekuestrimi i 328.7 kg djathë të bardhë dhie, i konsideruar produkt i pasigurt. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu një gjobë prej 300 mijë lekësh për shkelje të kërkesave ligjore mbi higjienën ushqimore.

Kontrolle u ushtruan edhe në subjektin “KMY”, që merret me përpunimin e mishit, ku u evidentua një ambient ndihmës me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Sipas AKU-së, procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Si rezultat, u bllokua ambienti ndihmës dhe një sasi produktesh, përfshirë 588 kg fileto pule “Super Frango” dhe 150 kg gjoks pule “Pechungon”.

Mostrat e këtyre produkteve janë marrë për analiza mikrobiologjike dhe do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen e rezultateve laboratorike. Edhe ndaj këtij subjekti u vendos një gjobë prej 300 mijë lekësh.

NJOFTIMI I AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle zyrtare në dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”.

​Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum” (Baxho), trupa inspektuese konstatoi kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt: ​328.7 (triqind e njëzet e tetë pikë shtatë) kg djathë i bardhë dhie.

​Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve. ​Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin “KMY” (Përpunim mishi), u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve:

​588 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë) kg fileto pule “Super Frango”;

​150 (njëqind e pesëdhjetë) kg gjoks pule “Pechungon”.

​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë.

​AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore në e-mailin zyrtar info@aku.gov.al ose në numrin e gjelbër 08007575.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...