‘Taktika e skllavërisë’, si trafikantët shqiptarë po i shmangen deportimit nga Britania

Publikuar me datë:

Disa shtetas shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të shmangin deportimin duke pretenduar se janë viktima të skllavërisë moderne.

Ata thonë se janë detyruar nga banda kriminale të kryejnë krime dhe kanë frikë të kthehen në Shqipëri.

Këto pretendime po përdoren në gjykatat e imigracionit për të bllokuar kthimin e tyre. Në dy raste të fundit, gjykatat më të larta vendosën që çështjet të rishqyrtohen, pasi u gjetën gabime në vendimet e mëparshme. Për këtë arsye, të dy personat u lejuan të qëndrojnë përkohësisht në Britani.

Shabana Mahmood ka paralajmëruar masa më të ashpra. Ajo synon të deportojë më shpejt kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar, përpara se ata të bëjnë apel duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut. Shqipëria është në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta për kthim.

Sipas të dhënave, shqiptarët janë ndër kombësitë që më shpesh pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, me rreth 2 mijë raste në vitin e kaluar.

Në një rast, një 30-vjeçar shqiptar tha se ishte detyruar të punonte në një fermë kanabisi pasi ishte sjellë në Britani nga një bandë. Edhe pse kërkesa e tij për azil u refuzua fillimisht, gjykata vendosi që çështja të rishikohej.

Në një tjetër rast, një shqiptar që kishte hyrë si i mitur dhe ishte dënuar për drogë, kërkoi të mos deportohej duke thënë se rrezikon ndëshkim dhe rikthim në trafikim nëse kthehet në Shqipëri. Edhe kjo çështje u kthye për rishqyrtim.

Autoritetet britanike po përpiqen të ndalojnë përdorimin e këtyre pretendimeve për të shmangur deportimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...