Sulmi kibernetik, reagon Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimi nuk ka ndërprerje

Publikuar me datë:

Posta Shqiptare ka konfirmuar se ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, i cili sipas raportimeve është marrë përsipër nga grupi iranian i hakerave Homeland Justice.

Incidenti u konstatua ditën e djeshme dhe ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të institucionit.

Sipas Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), nga vlerësimi paraprak nuk rezulton që të dhënat të jenë enkriptuar apo fshirë, ndërsa nuk janë shënuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e sulmit.

Megjithatë, disa të dhëna dyshohet se janë ekspozuar, por në sasi të kufizuar.

Reagim mbi incidentin kibernetik ndaj Postës Shqiptare:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon opinionin publik se, më datë 25 mars 2026, është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare.

Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira, si dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, AKSK ka ndërrmarë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Postës Shqiptare për:

* analizimin e thelluar të incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm;
* identifikimin e indikatorëve të komprometimit (IOC);
* analizën e log-eve dhe event-eve në sistemet kritike;
* izolimin dhe sigurimin e sistemeve, me qëllim parandalimin e çdo ndikimi të mëtejshëm.

Në kuadër të masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë të plotë teknike, disa shërbime janë vendosur përkohësisht jashtë funksioni nga vetë Posta Shqiptare, me rekomandim të Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet publike janë rikthyer dhe janë funksionale për publikun.

Ndërkohë, në burime të hapura janë publikuar disa të dhëna të dyshuara si të eksfiltruara, të cilat po verifikohen për autenticitetin dhe burimin e tyre. Deri në këtë moment, sasia e të dhënave të mundshme të ekspozuara vlerësohet e kufizuar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

AKSK do të vijojë të informojë publikun në mënyrë transparente mbi zhvillimet e mëtejshme dhe do të publikojë një raport përfundimtar pas përmbylljes së analizës.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të AKSK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...