Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali! Ja çfarë iu gjet në banesë

Publikuar me datë:

Karabinierët italiane të rajonit të Bastia Umbra (Umbria) arrestuan një 33-vjeçar shqiptar të kapur duke shitur kokainë në parkun publik të qytetit ku luajnë fëmijët.

Tregtari, tashmë i njohur për forcat e rendit, u ndalua nga oficerët pasi u pa duke shitur një dozë droge një burri 47-vjeçar, para syve të shumë familjarëve me fëmijë.

Një kontroll i mëvonshëm gjeti 16 doza kokaine me peshë afërsisht 10 gramë, si dhe 3,565 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Blerësi, një burrë vendas 47-vjeçar, u raportua në Prefekturën e Perugias si përdorues droge.

33-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të Karabinierëve të Assisit.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugias, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi që atij t’i ndalohej të qëndronte në Umbria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...