Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Publikuar me datë:

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të merrte me forcë në makinë një grua.

Policia bën me dije se 32-vjeçari me inicialet D. K kishte përndjekur prej një viti e gjysmë një 39-vjeçare ndërsa më pas ka tentuar ta marrë edhe me forcë në automjetin e tij. I riu ka goditur me grushte edhe personin që e shoqëronte gruan në fjalë dhe më pas është larguar.

Ngjarja u shënua në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, 32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.“- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...