Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-vartësit të Ballukut, mbetet në burg ish-kreu i ARRSH Evis Berberi

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili kërkonte shfuqizimin e masës së arrestit në burg.

Ish vartësi i Belinda Ballukut do të mbetet në qeli.

Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera lidhur me papërdorshmërinë e të dhënave në telefon nuk janë marrë në konsideratë. Kushtetuesja argumenton se ai duhet të bëjë ankim në Shkallën e parë.

Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera, që kapin vlerën e 5 milionë eurove.

SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.

Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.

Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi.

Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Çfarë u zbulua pas sekuestrimit të celularit të tij

Bazuar në të dhënat e zbuluara në celularët e sekuestruar në shtëpinë e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar SPAK ka çelur disa dosja të tjera penale dhe ka ngritur akuzë për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim edhe për zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e po ashtu për tenderin loti 4 unaza e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...