“Kilometri i fundit”/ Opozita të dielën protestë kombëtare, Korreshi: Koha që qytetarët të shprehin mllefin! Qeveria pranë “trekëndëshit” nëse…

Publikuar me datë:

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se protesta pritet të reflektojë pakënaqësinë në rritje të qytetarëve.

Sipas tij, 22 marsi do të jetë një moment ku do të shprehet qartë “mllefi qytetar”, i cili sipas Korreshit, është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Korreshi komentoi edhe deklaratën e kryetarit të PD Sali Berisha se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” drejt fitores si një metaforë që lidhet me presionin ndaj qeverisë.

“Fjala e kryetarit “kilometri i fundit” është metaforike i referohet edhe presionit ndërkombëtar pavarësisht situatës së PD, është i pa negociueshëm sa i përket asaj që ndodh me qeverinë. Po të ishit në dijeni të gjithçka që SPAK ka, do habiteshit se si qendron ende kjo qeveri.

22 marsi është mllef qytetar, doza e mllefit mund të jetë edhe më e shtuar. E shoh çdo ditë dëshirën për të marrë pjesë. Ne që jetojmë në qytete të vogla ku fukarallëku ndjehet edhe më shumë, ndjehet një dëshirë për tu përfshirë.

Mund të jemi një kilometër larg, por mund të jemi edhe 100 metra. Presioni i opozitës dhe denoncimet dhe kallëzimet e afrojnë dhe e ngjisin më shumë në trekëndësh qeverinë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...