I përfundon kontrata në korrik, Sylvinho thyen heshtjen

Publikuar me datë:

Fati, detajet, por dhe zgjedhjet e Sylvinho-s, këtë herë nuk ishin me Shqipërinë, me kuqezinjtë që i japin fund ëndrrës Botëror në Varshavë, aty ku Polonia triumfoi 2-1 me përmbysje. Zhgënjimi ishte i madhe, jo vetëm në radhët e tifozëve, por lojtarët shpërthyen në lot, të vetëdijshëm se shpërdoruan një shans të artë. Sigurisht, në situata të tilla, i pari që përfundon nën akuzë është trajneri, në rastin tonë, Sylvinho, por tekniku kuqezi shprehu keqardhje vetëm për faktin që nuk arritën të mbyllin ndeshjen:

“Jam i zhgënjyer për faktin që nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen pas shënimit të golit, por nuk jam i zhgënjyer dhe nuk më ka mbetur peng loja. Jam shumë krenar për lojtarët, atë që ne kishim menduar, ata e bënë në fushë, por të mos harrojmë përballë kishim Poloninë, një skuadër që është mësuar në Europian dhe Botëror, ka lojtarë të nivelit të lartë dhe po ashtu një trajner shumë të mirë. Është mëkat që nuk arritëm dot ta mbyllnim ndeshjen, por futbolli është i tillë dhe kjo ndodh në një finale të Championsit ose në Kupën e Botës. Jam i zhgënjyer që nuk arritëm dot të shkojmë përpara se vërtetë kishim mundësi”.

Në lojë ishte jo vetëm një biletë për në Botëror, por dhe e ardhmja e trajnerit Sylvinho. Në këtë pikë, tekniku brazilian nuk u shfaq i shqetësuar në konferencë për shtyp, fundja është nën kontratë deri në korrik:

“Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtur 90 minuta të dielën dhe mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakët përfshijnë Përronin e Zharrëzës në Fier, banorët e zonës në alarm

Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit...

Trump paralajmëroi vdekjen “e civilizimit”, intensifikohen sulmet në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i...

Afati për Iranin drejt fundit, Trump: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak...

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë...