Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Publikuar me datë:

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, u pyet në lidhje me çështjen e hapur që ka paraardhësja e saj, Belinda Balluku me drejtësinë, si dhe bllokadën e PS në Kuvend, që me forcën e kartonit refuzoi të jepte autorizimin për arrestimin e socialistes.

Edhe pse shpëtuan Ballukun nga prangat, Koçiu shprehet se PS nuk e ka penguar asnjëherë drejtësinë të bëjë punën e saj. Sipas Koçiut, fakti që u miratua raporti i IBAR, tregoi se qeveria nuk e ka penguar asnjëherë drejtësinë.

Pyetje: Një nga pikat që ju përmendet është drejtësia. BE ka ngritur shqetësimin se mazhoranca ka penguar drejtësinë në rastin e ish-paraardhëses tuaj, Belinda Balluku. A do të ndryshojë qeveria qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe vendimmarrjet?

Koçiu: Qëndrimin ka qenë i qartë. Ky qëndrim nuk ka penguar dhe as pengon BE dhe negociatat. Vendimmarrja e fundit e tregon më së miri se qeveria shqiptare, institucionet, por dhe PS në Kuvend, ka zhvilluar dhe vijon të diskutojë në qasje konstruktive dhe vijon të dialogojë. Këto vendimmarrje nuk e kanë cënuar drejtësinë shqiptare dhe nuk vihet në pikëpyetje raporti i saj me drejtësinë. Këto janë aludime të opozitës dhe atyre që e njollosin dhe përbaltin Shqipërinë përditë, por nuk ia dolën sot. Por ne jemi këtu për të diskutuar sot për të mbyllur kapitujt brenda kësaj dekade. Ne bëjmë detyrat, me përkushtim dhe me seriozitet. Nuk është e thjeshtë, por është një punë e jashtëzakonshme e administratës publike. Raporti i IBAR do të duhet të lexohet i qartë, siç është shkruar. Mirë do të ishte që mos të bënim interpretime të gabuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]