Plas sherri në kompaninë FINMAN Shpk/ Idajet Ismailaj me të birin dhunojnë djalin e ortakes

Publikuar me datë:

Një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike raportohet të ketë ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”.

Kjo kompani zotëron shoqëritë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk”, dhe shumë shoqëri të tjera.

Sipas raportimeve në media, konflikti ka nisur pasi ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre kanë goditur me grushte dhe sende të forta si dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakes tjetër të shoqërisë Sokol Agalliu.

Raportohet se përplasja mes ortakëve ka lindur pasi Sokol Agalliu i ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga arka e kompanisë.

Po ashtu, Agalliu mësohet se pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te Manastiri Resort.

Mësohet se aktualisht Sokol Agalliu ndodhet në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve që ka marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...