“Metamorfoza”, nis procesi gjyqësor në GJKKO në ngarkim të Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës/ Të pandehur për vrasjen e Gjin Boriçit

Publikuar me datë:

Në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës, lidhur me vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020.

Në seancën e parë ka dëshmuar ish-efektivi i Policisë së Vau Dejësit, Fran Gjoka, i cili tha se teksa ishte duke shkuar në komisariat, ndodhi vrasja në orët e para të mëngjesit.

Dëshmia e ish-policit të patrullës në Vau Dejës, Fran Gjoka:

Kam punuar në Policinë e Shtetit. Në gusht 2020 nuk kam pasur detyra të veçanta, kam qenë në patrullë të përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës. Kur është vrarë Gjin Boriçi, e mbaj mend si ngjarje.

Rreth orës 05:30–06:00 unë kam qenë duke shkuar në komisariat. Kemi shkuar te vendi i ngjarjes me kolegun tim dhe kemi konstatuar një automjet dhe një person të shtrirë mbrapsht.

Personi ishte 2–3 metra larg mjetit me ngjyrë kafe. Kemi njoftuar grupin hetimor, erdhi dhe dorëzuam shërbimin në orën 06:00 të mëngjesit.

Erdhi patrulla dhe bëri shërbimin ajo. Ne vetëm rrethuam vendin e ngjarjes. Viktima ishte me shpinë, nuk e dallova dot.

Automjeti ishte i fikur dhe i mbyllur, nuk kishte dëmtime, mesa pashë unë. Duhan në vendin e ngjarjes nuk mbaj mend të kem pirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...