“Muçi dhe Manaj janë të dëmtuar”/ Lista e Kombëtares, trajneri Maran: Balliu? Nuk e di a do të luajë më me Kombëtar

Publikuar me datë:

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli në konferencën e tij të parë për mediat pas publikimit të listës së lojtarëve për dy miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Tekniku italian theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe u ndal te zgjedhjet e tij, duke pranuar se disa futbollistë janë të dëmtuar.

Maran u shpreh se do të kishte dashur një listë më të gjatë për të parë sa më shumë lojtarë në veprim.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte situata e Ivan Balliut. Maran konfirmoi se ka biseduar me mbrojtësin, por ende nuk dihet nëse ai do të luajë me Kombëtaren.

Tekniku italian foli edhe për sulmuesit, duke përmendur Armando Brojën. Ai u shpreh se puna e përbashkët në fushë do të ndihmojë jo vetëm Brojën, por edhe gjithë ekipin të arrijë rezultate.

“Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh gjithë lojtarët dhe cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Janë fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar. Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve.

Një pjesë prej tyre, nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po i shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon dhe po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishme.

Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet”.

Kam folur me Ivan Balliun. Nuk e di ende nëse do të luante me Kombëtaren. Do të marrë kohën e tij. Ka bërë shumë mirë për Kombëtaren dhe ka të drejtën e tij të marrë kohën e duhur”, tha ndër të tjera Maran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër...