Hetimet pa rezultat për dhunimin e drejtorit të AKU-së në Shkodër

Publikuar me datë:

Katër ditë nga dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, ende asnjë gjurmë e autorit, ndonëse ai është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 21 majit në lagjen “Rus”, ku drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, u sulmua me sende të forta nga një person i paidentifikuar, teksa po lëvizte në këmbë. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e bizneseve pranë vendngjarjes tregojnë momentin kur autori i zë pritë dhe e godet papritur, për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Pavarësisht sekuestrimit të kamerave të sigurisë dhe hetimeve të nisura nga policia, deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi apo kapja e autorit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore mbetet ajo e sulmit për shkak të detyrës së Haderit në krye të AKU-së në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...