Kontroll falas i parametrave shëndetësorë në Malësi të Madhe

Në kuadër të angazhimit për të qenë më pranë komunitetit, organizata Alternativa Studentore, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Malësi e Madhe, do të organizojë një aktivitet në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Qëllimi i këtij organizimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin, duke promovuar solidaritetin dhe mbështetjen ndaj komunitetit.

Gjatë aktivitetit do të realizohet matja e parametrave vitalë për çdo qytetar që dëshiron të bëhet pjesë.

Organizatorët theksojnë se kujdesi për shëndetin nis nga ndërgjegjësimi dhe veprimet e vogla në ndihmë të njëri-tjetrit, ndërsa ftojnë qytetarët të marrin pjesë në këtë aktivitet sensibilizues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe