Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kthejë në Gjykatë të Lartë dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke ia lënë ‘topin’ në dorë Sokol Sadushit për lirimin ose jo të Erion Veliajt.

Mësohet se vendimi për të kthyer dosjen për rigjykim u mor 5 me 3 dhe u bazua në vendimin e Kolegjit të Bashkuar dhe të Opinion të Komisionit të Venecias.

“Në aspektin procedural, u shqyrtua pretendimi për të drejtën e mbrojtjes për kohë të pamjaftueshme për t’u njohur me dosjen, Gjykata konstatoi se nuk ka cenim”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025 masë arresti që u konfirmua më vonë edhe nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.

Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se, duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën.

Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.

Përkundër këtij qëndrimi, SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale.

Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të dikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]