Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Publikuar me datë:

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen nga posti mesditën e kësaj të hëne.

Burime për mediat bëjnë me dije se kërkesa e tij për dorëheqje ndodhet me Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare për drejtuesin e policisë.

Elton Alushi e mbante postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, ndërsa kujtojmë se më 7 Mars 2025, ai ka qenë i thirrur edhe në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes nga godina e SPAK, Alushi nuk ka komentuar për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...