“Ka fshehur prona në emër të të tretëve”, gazetarja paralajmëron ashpërsim akuzash ndaj Ballukut: Ja çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

Publikuar me datë:

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mund të përballet me ashpërsim të akuzave nga Prokuroria e Posaçme.

Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala. Sipas saj, hetimet ndaj Ballukut janë në fazë aktive dhe me intensitet të shtuar, duke përfshirë kontrolle te persona të afërt dhe marrje në pyetje të zyrtarëve e biznesmenëve të ndryshëm.

Lala theksoi se në kuadër të hetimeve po bëhet edhe këqyrja e celularëve, e cila mund të sjellë të dhëna të reja që mund të çojnë në zhvillime të mëtejshme procedurale dhe eventualisht në ashpërsim akuzash.

“Kjo është një çështje që mbahet tepër sekret sepse ka të bëjë pikërisht me hetimin që ka të bëjë me pasurinë e zonjës Balluku, me banesat ku ajo ka qëndruar dhe dyshohet që ka zotëruar në mënyrë të tërthortë. Kështu që është një çështje shumë thelbësore. Pastaj këqyrja e celularëve mund të sjellë të dhëna të tjera, mund të sjellë… mund të pasohet me kontrolle të tjera, ndoshta edhe besoj edhe me ashpërsim të akuzave”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde. Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor. Serbia […]

Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë...