Pas takimit me ministrin Lamallari në Sarandë, dorëhiqet kreu i IKMT Vlorë

Publikuar me datë:

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, është larguar nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës, Elton Caslli.

Mësohet se Elton Caslli ka dhënë dorëheqjen pas fillimit të procedurës për marrjen e masave administrative nga IKMT qendrore, si shkak i mosushtrimit të detyrave funksionale me pasoja në territor.

Gjithashtu, mësohet se është inicuar procedura disiplinore edhe për Përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës Xhovalin Hoxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]