EMRAT/ Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi

Publikuar me datë:

Dy persona, të cilët ishin në kërkim nga drejtësia italian, janë arrestuar në kuadër të operacioneve të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 94”, lokalizuan dhe kapën në Kavajë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërsa në Durrës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1 Durrës, të shtetasit Elton Stafa, alias Elton Zani, alias Seit Stafa, alias Sadik Dervishi, alias Vladi Ymeri, alias Hasan Ymeri, 47 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Apelit në Milano/Itali e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve të kapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...