Demokratët e Shkodrës në votime/ Berisha kërkon rikonfirmimin në krye të PD-së

Publikuar me datë:

Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit në degën e PD-së në Shkodër për referendumin që lidhet me rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 08:00 dhe deri tani procesi po zhvillohet pa incidente apo probleme. Në këtë referendum, Berisha garon si kandidati i vetëm.

Sipas të dhënave të degës së PD Shkodër, rreth 6800 anëtarë kanë të drejtën e votës dhe pritet të marrin pjesë në procesin që do të zgjasë deri në orën 18:00.

Interesi i anëtarësisë është vënë re që në orët e para të mëngjesit. Në total janë ngritur tre qendra votimi: dy pranë selisë së PD-së tek zona e ish-gjykatës në Shkodër dhe një tjetër në njësinë administrative Bërdicë, për të lehtësuar pjesëmarrjen e votuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related