Makina bie në humnerë në aksin Shkodër–Dukagjin, aksident i rëndë në segmentin Prekal–Pult

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër–Dukagjin, ku një automjet tip fouristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin Prekal–Pult, ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit në një segment të amortizuar dhe me kthesa të rrezikshme.

Fatmirësisht, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kina hedh poshtë raportimet se Pekini dërgoi qindra armë në Iran

Kina ka mohuar njoftimet e publikuara nga Reuters që...

Gjendje emergjence në Spanjë: Mijëra emigrantë kalojnë me not nga Maroku

Gjatë ditëve të fundit, qindra emigrantë kanë arritur në...

Euro bie sërish, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek po karakterizohet nga presione të...