Sabah Nuzi izolohet në ’41 bis’/ I arrestuar për vrasje e tritol, kyçet në qeli në burgun e Peqinit

Publikuar me datë:

Sabah Nuzi një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për vrasjen e Klevis LLeshit është izoluar në regjimin e ashpër 41 BIS.

Vendimi u mor nga ministri i drejtësisë pas kërkeses së prokurorisë së posacme dhe policisë së shtetit, ku Nuzi do të qëndrojë për një afat të pacaktuar.

Ky i fundit u arrestua në tetor te vitit 2025 me urdhër të SPAK si ekzekutor i 22 vjecarit Klevis Lleshi, ku ngjarja sipas prokurorisë së posacme është porositur nga Aurel Hoxha i cili ndodhet në kërkim me masë sigurie arrest në burg.

Sabah Nuzi është bërë i vetmi i burgosur që mbahet në këtë regjim deri më tani, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar 41 Biss ka qenë i boshatisur.

Krahas ekzekutimit të 22-vjeçarit kundrejt 50 mijë eurove, Nuzi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Edhe pse ai ndodhej në burgun e Fushë Krujës në mars të këtij viti emri i tij doli si porositësi i tritolit që iu vendos automjetit të 36-vjeçarit Oltjon Klosi në kryeqytet. Në vitin 2020 ai u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person.  Ndërsa në vitin 2012, ai u vendos në pranga për plagosjen e 3 personave me armë zjarri.

Ndaj Nuzit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]