Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

Publikuar me datë:

Apeli i GJKKO ka zbutur sot (20 maj) dënimin për Alqi Bllakon lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit. Konkretisht, për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani, ndërsa la në fuqi episodin tjetër të korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove që Bllako i ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kështu Apeli i Posaçëm zbut dënimin nga 4 vite burg me gjykim të shkurtuar në 2.8, me 3 vite me gjykim të shkurtuar që zbret ne 2 vjet burg.

Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të denimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...