Raporti i Avokatit të Popullit/ Kërkohet mbyllja e 5 burgjeve në vend! Deda: Kanë probleme me lagështirën, hapësirat dhe…

Publikuar me datë:

Avokati i Popullit ka lëshuar një alarm të fortë sa i përket kushteve skandaloze dhe sigurisë në burgjet shqiptare, duke sugjeruar mbylljen e menjëhershme të pesë prej tyre.

Besnik Deda, ka zbardhur detaje nga raporti zyrtar i institucionit që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Sipas Dedës, këto pesë burgje jo vetëm që nuk plotësojnë parametrat ndërkombëtarë të jetesës, por përbëjnë rrezik edhe për sigurinë.

Raporti i Avokatit të Popullit ka vënë në shënjestër disa nga institucionet më të njohura në vend, duke kërkuar nxjerrjen e tyre jashtë funksionit:

-Burgu i Burrelit

-Burgu “302” në Tiranë (Rruga “Mine Peza”)

-Godina A në IEVP 313 (Tiranë)

-Burgu i Kolonjës në Lushnje (IEVP Kolonjë)

-Burgu i Kukësit

Komisioneri Besnik Deda sqaroi se ky nuk është një vendim i momentit, por një analizë e hollësishme e bërë ndër vite. Ai renditi shkaqet kryesore që e bëjnë të detyrueshëm kyçjen e këtyre ambienteve.

“Kemi theksuar në raport se kushtet e sigurisë janë një prej elementeve për mbylljen e këtyre burgjeve. Shkaku kryesor është se këto institucione nuk përmbushin disa parametra kryesorë që kanë të bëjnë me hapësirën për akomodim, sipërfaqen e banimit, nivelin e lartë të lagështirës në këto ambiente, përbërjet e klasave që duhet të ketë çdo sektor, me hapësirat për zhvillimin e aktiviteteve dhe ato për ajrim. Nëse një institucion nuk i plotëson këto parametra, përbën kusht për mbylljen e tyre.”

Deda kujtoi se autoritetet kanë reflektuar edhe më parë ndaj rekomandimeve të tyre, duke sjellë si shembull mbylljen e disa prej burgjeve më famëkeqe apo të amortizuara në vend.

“Ne kemi rekomanduar mbylljen e burgut të Zaharisë (Krujë) dhe u bë transferimi i të dënuarve me probleme shëndetësore në IEVP Lezhë. Po ashtu, kemi rekomanduar mbylljen e IEVP-ve të tjera që nuk plotësonin parametrat për akomodimin dhe trajtimin e të burgosurve, siç ishin IEVP në Bënçë (Tepelenë) dhe në Sarandë”, përfundoi komisioneri, duke lënë topin në derën e autoriteteve për të vepruar për 5 burgjet e radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burg të përjetshëm, absurdi se si përfitoi 16 leje për të dalë nga qelia Alket Rizai. Si u...

Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qendër të vëmendjes për mënyrën se si ka përfituar vazhdimisht nga lejet e daljes nga burgu. Sipas të dhënave të raportuara në Greqi, që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të […]

Këmbimi valutor sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...