Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

Publikuar me datë:

Pagat e trajnerëve të ekipit kombëtar shqiptar kanë njohur rritje të ndjeshme ndër vite, duke e kthyer pankinën kuqezi në një nga postet më të kushtueshme në sportin shqiptar.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Rolando Maran, FSHF duket se ka zgjedhur një formulë më të balancuar financiare. Sipas Top Channel, marrëveshja me teknikun italian dhe stafin e tij arrin në rreth 400 mijë euro në vit.

Kjo shumë përkthehet në afro 33 mijë euro në muaj ose rreth 1 mijë euro në ditë për stafin teknik të Kombëtares, duke treguar peshën financiare që ka sot drejtimi i ekipit përfaqësues.

Rritja e investimeve për trajnerët nisi në periudhën e Gianni De Biasi, i cili fillimisht firmosi me një pagë rreth 300 mijë euro në vit. Pas suksesit historik me kualifikimin në Euro 2016, kontrata e tij u përmirësua me rreth 15 për qind.

Më pas, Christian Panucci dhe Edy Reja ruajtën të njëjtin standard financiar, me paga që llogariteshin rreth 400 mijë euro në vit bashkë me stafet respektive, një nivel që tashmë duket se është kthyer në normën e zakonshme për pankinën kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...