Shkodra përjashtohet nga etapat e Turit të 83- të Çiklistik të Shqipërisë

Publikuar me datë:

Në Lezhë ka përfunduar etapa e parë e turit, i cili vijon nga 18- 22 maj 2026. Amatorët e shumtë të këtij sporti në Shkodër, nuk do të kenë mundësi të shohin ndonjë mbërritje apo start gare nga Shkodra këtë vit. Qyteti i dhjetra kampionëve të çiklizmit por edhe qyteti simbol i përdorimit të biçikletës, këtë vit është anashkaluar nga ky event.

Siç po ndodh për shumë evente, tashmë “kufiri” po vendoset në Lezhë, e cila siç nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e saj, po kthehet edhe në supërfuqi basketbolli shqiptar. Gradualisht, Shkodra po eklipsohet, duke nisur nga institucionet që tashmë prej vitesh kanë migruar larg saj.

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, kështu ka ndodhur gjithmonë. Edhe Tirana, nga 1920-a është kryeqytet i Shqipërisë! Pse një qytet 2500- 5000 vjeçar (sipas referencave të ndryshme) rrëshqet në renditjen e vëmendjes, nuk është ndonjë nam i madh! Pastaj, në Shkodër ka edhe një shprehje domethënëse, “sa mendohet i mençmi, i marri ka kry punë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...