Tubimi i studentëve në RMV, zëvendëskryeministri: Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip

Publikuar me datë:

Në kohën kur studentët shqiptarë në Shkup vijojnë protestat për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi në Kuvend se ky provim do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ai tha se qeveria ka dëgjuar kërkesat e studentëve dhe po punon për të dhënë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

Sipas Salit, në të ardhmen jo vetëm provimi i jurisprudencës, por edhe provime të tjera që lidhen me këtë fushë do të mund të jepen në shqip.

“Zëri i studentëve është dëgjuar. Ekzekutivi qendror është angazhuar seriozisht për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë. Provimi i jurisprudencës dhe provime të tjera të kësaj natyre do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt”, deklaroi ai.

Zëvendëskryeministri shtoi gjithashtu se protestat e studentëve janë legjitime dhe duhet të shihen si pjesë e përpjekjeve për avancimin e standardeve europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i...