Shkodra ringjall traditën e Ojnave, trashëgimia që synon UNESCO-n

Publikuar me datë:

Në zemër të Shkodes, aty ku tradita dhe kultura ndërthuren natyrshëm me historinë, u zhvillua aktiviteti “Art’Zanatet” në ambientet e Muzeut Oso Kuka, një nismë që solli në vëmendje artin tradicional të punimeve të dorës dhe veçanërisht mjeshtërinë e rrallë të ojnave.

Aktiviteti bëri bashkë artizanë, specialistë të trashëgimisë kulturore dhe nxënës shkollash, me qëllim promovimin dhe ruajtjen e kësaj tradite të vyer shqiptare, e cila rrezikon të humbasë përballë ritmeve moderne të jetës.

Mes artizaneve që mbajnë gjallë këtë trashëgimi ishte edhe Valbona Trungaj, e cila tregoi se dashurinë për ojnat e ka trashëguar brez pas brezi. Ajo theksoi se, pavarësisht punës së imët dhe kohës që kërkon realizimi i tyre, pasioni për këtë art mbetet i pandryshuar dhe dëshira për ta përcjellë tek brezat e rinj vazhdon të jetë e fortë.

Ndërkohë, specialisti i DRTK Shkodër, Petrit Bilali, bëri të ditur se po punohet për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm që arti i ojnave të përfshihet në mbrojtjen e UNESCO, si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Përmes demonstrimeve praktike dhe bashkëbisedimeve me artizanët, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me teknikat tradicionale të realizimit të punimeve me grep, qendisjeve dhe ojnave, duke kuptuar më mirë vlerën kulturore dhe identitare që ato mbartin.

Në një kohë kur interesi për artizanatet tradicionale po zbehet gjithnjë e më shumë, aktivitete të tilla shërbejnë jo vetëm si urë lidhëse mes brezave, por edhe si një përpjekje konkrete për të mbajtur gjallë një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

Protestat kundër projektit për Zvërnecin vijuan për të katërtën...

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...