Vidhet një dyqan bulmeti në Pogradec, autorët thyejnë me forcë derën dhe zbrazin të gjithë mallin

Publikuar me datë:

Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës, duke pësuar një dëm që kalon vlerën e 2 milionë lekëve. Autorët kanë thyer me forcë derën dhe kanë zbrazur të gjithë mallin.

Vjedhja u konstatua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 nga vetë pronari, i cili u përball me biznesin e boshatisur. Ky është rasti i dytë brenda pesë muajsh që ky biznes bëhet shënjestër e hajdutëve, ndërsa autorët e të dyja ngjarjeve mbeten ende të paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë rreth zonës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Jemi të shqetësuar dhe të frikësuar për punën tonë. Nuk punohet në këtë formë, të vidhet dy herë një biznes në qendër të qytetit dhe të mos kapet askush. Duam që policia ta zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Nuk jemi aspak të qetë dhe nuk e di nëse do ta vazhdoj më këtë punë; është hera e dytë brenda 5 muajsh”, është shprehur pronari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...