Alarm në Gjermani/ Zbulohet bombë 1.8 tonëshe e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 30 mijë banorë

Publikuar me datë:

Rreth 30 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin gjerman të Pforzheimit, pasi gjatë punimeve të ndërtimit u zbulua një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas policisë, bomba me peshë 1,8 ton pritet të çaktivizohet gjatë sotndërsa zjarrfikësit po kontrollojnë zonën për t’u siguruar që të gjithë banorët janë evakuuar.

Bëhet fjalë për një bombë të tipit HC-4000, e cila u gjet në pjesën lindore të qytetit, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Shtutgartit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se bomba nuk paraqiste “rrezik të menjëhershëm për publikun”, megjithatë u krijua një zonë sigurie me rreze 1,5 kilometra përreth vendit ku u gjet mjeti shpërthyes.

Evakuimi ka prekur edhe pjesë të qendrës së qytetit, ndërsa disa linja të transportit publik janë pezulluar përkohësisht gjatë operacionit të çaktivizimit.

Sipas zyrtarëve, bomba përmban rreth 1, 35 ton material shpërthyes.

Më shumë se 80 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zbulimi i bombave të pashpërthyera mbetet ende i zakonshëm në shumë zona të Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...