Grabitja me armë në Kamëz, gazetari jep detaje: Motori me targa të vjedhura

Publikuar me datë:

Gazetari, Igli Çelmeta, ka dhënë detaje mbi grabitjen e sotme në Kamëz, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një bizhuteri dhe pasi grabitën dyqanin, u larguan me një motor.

“Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës, rreth orës 13, kur dy persona me motor, me skafandër, të armatosur, me një armë zjarri tip kallashnikov, futen brenda në ambientet e bizhuterisë dhe pasi, nën kërcënimin e armës, marrin bizhuteritë, të qetë hipin në motor dhe më pas largohen në drejtim të paditur. Menjëherë janë lajmëruar shërbimet e Komisariatit të Kamzës, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por deri në këto momente nuk janë identifikuar ende autorët e kësaj ngjarjeje”, tha Çelmeta në A2 CNN.

Ai pati kritika edhe për policinë.

“Ajo që më bën përshtypje është fakti se si ka mundësi të ndodhë një grabitje në mes të ditës? Teksa po vija në emision, kalova disa patrulla policie që po i vendosnin gjoba makinave. Mund të kem parë mbi 7 patrulla policie që vendosnin gjoba automjeteve. Mendoj që policia duhet të jetë më shumë e fokusuar të rendi dhe siguria, te këto ngjarje kaq të rënda, sesa të jetë e fokusuar tek vendosja e gjobave të parkimit. Grabitja e sotme ndodhi në një zonë të frekuentuar. Ishin të pashqetësuar fare. Marrin bizhuteritë, i grabisin dhe largohen”, tha Çelmeta.

“Kush i parandalon këto ngjarje? Ne si qytetarë kemi frikë të shkojmë në dyqan bizhuterie apo në një dyqan sepse të vjen dikush me kallashnikov, i pashqetësuar kryen grabitjen dhe ikën”, shtoi Çelmeta.

Më tej, gazetari shtoi se identifikimi i grabitësve të maskuar bëhet edhe më i vështirë pasi motori me të cilin kanë lëvizur ka targa të vjedhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...