Rreziku nga Hantavirusi, mjeku: Edhe Shqipëria ndër vendet e riskuara

Publikuar me datë:

Andesi ka një periudhë inkubacioni prej 6 javësh dhe pritet të ketë raste të tjera të infektuara. Mjeku infeksionist Prof. Dr. Arjan Harxhi shpjegon përse pas disa ditësh po shfaqen persona të tjerë të infektuar si në Itali, Francë, Angli e Zvicër.

“Do të kemi raste të tjera sepse nuk është mbyllur cikli. Ka një periudhë të gjatë inkubacioni deri në 6 javë”, tha ai.

Por a rrezikon Shqipëria nga varianti Andes i Hantavirusit, pasi një lloj i tij është i njohur në vendin tonë si ethe hemorragjike?

“Nuk mund të them që Shqipëria nuk rrezikon, sepse në anije p.sh. ka qenë edhe një shtetas nga Mali i Zi”, u shpreh mjeku.

Por si nis të shfaqet sëmundja tek njeriu?

Prof. Harxhi shpjegon se Hantavirusi përhapet nga miu tek njeriu, por vetëm lloji Andes përhapet nga njeriu tek njeriu, jo aq shpesh sa Covid.

Personat duhet të qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient të mbyllur. Harxhi shpjegon se nuk ka vend për panik, pasi bashkë me shpërthimin e virusit ka nisur edhe infodemia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...