Detaje të reja nga atentati në Fier, autorët u shoqëruan nga një makinë e dytë, kamerat e sigurisë zbulojnë dinamikën e vrasjes së Selami dhe Jakup Hasanit

Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati i një dite më parë, kanë hedhur dritë mbi lëvizjet e mundshme të autorëve.

Nga këqyrja paraprake e tyre dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy automjete. Njëri prej tyre, një automjet tip “Volvo”, është gjetur më pas i djegur në mbikalimin e Dërmenasit, ndërsa dyshohet se autorët janë shoqëruar edhe nga një automjet i dytë, i cili mund të ketë shërbyer për mbështetjen dhe largimin e tyre nga vendngjarja.

Sipas pamjeve të administruara nga grupi hetimor, personat që dyshohet se kanë kryer atentatin kanë qenë të veshur me rroba të zeza. Ndërkohë, automjeti i përdorur prej tyre dyshohet se ka pasur xhama të zinj, çka e ka vështirësuar identifikimin e personave që ndodheshin brenda tij.

Policia po vijon analizimin e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në disa akse rrugore, me qëllim identifikimin e automjeteve dhe personave të përfshirë në këtë atentat të rëndë, ku humbën jetën dy persona

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe