Panik në aeroportin e Athinës, avioni bën ulje emergjente, evakuohen 184 pasagjerë

Publikuar me datë:

Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin e Athinës, pasi një avion i kompanisë Lufthansa u detyrua të kryente një ulje emergjente për shkak të një problemi teknik në motor.

Sipas mediave greke, fluturimi ishte nisur nga Athinë me destinacion Mynihun, por pak minuta pas ngritjes ekuipazhi mori një sinjal paralajmërues për defekt teknik.

Duke ndjekur protokollet e sigurisë, pilotët shpallën menjëherë gjendjen emergjente dhe kërkuan përparësi për ulje të menjëhershme në aeroportin e Athinës.

Në momentin që pasagjerët u njoftuan për emergjencën, në kabinë shpërtheu paniku, ndërsa avioni u kthye dhe realizoi uljen pa probleme.

Në bord ndodheshin 177 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Pas uljes, ekuipazhi vendosi evakuimin e menjëhershëm të avionit përmes daljeve emergjente, pasi në pjesën e pasme të kabinës ishte ndjerë një erë e fortë.

Gjatë procesit të evakuimit, dy pasagjerë pësuan lëndime të lehta dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, ekspertët teknikë kanë nisur ekzaminimin e avionit për të përcaktuar shkakun e saktë të problemit që çoi në uljen emergjente.

“Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit është prioriteti ynë absolut në çdo moment”, deklaroi një përfaqësues i Lufthansa-s, duke kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderat...

“I Pavdekshëm!”/ Familjarë dhe kolegë përcjellin sot për në banesën e fundit Giorgos Mazonakis, mijëra njerëz në lot, i japin lamtumirën e fundit me...

Mijëra njerëz janë mbledhur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Nikea për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Vigjilja publike nisi që të dielën pasdite, ndërsa që prej orës 19:30, kur trupi i këngëtarit mbërriti në kishë, turma e madhe e fansave […]