Mbi 10 tonë kokainë sekuestrohen në Spanjë, dyshohet se pas trafikut qëndron një organizatë kriminale shqiptare

Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në dy ambiente industriale në qytetin e Agilas, në Spanjë, në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale shqiptare, e dyshuar për magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

Vlera e drogës së sekuestruar në tregun e paligjshëm përllogaritet në afro 100 milionë euro. Sasia e kokainës u zbulua në zonën industriale El Labradorciko, pas një incidenti gjatë shkarkimit të mallrave.

Gjatë procesit të shkarkimit, një paletë e ngarkuar me kokainë ra në tokë dhe nga përplasja u dëmtua një pjesë e ngarkesës. Disa pako me drogë u shpërndanë në dyshemenë e magazinës, duke bërë që punonjësit të largoheshin me nxitim nga objekti, duke braktisur edhe mjetin e punës.

Kur mbërriti policia, në ambientet industriale nuk u gjet asnjë person. Gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe një sasi tjetër kokaine, duke e çuar totalin e drogës së sekuestruar në mbi 10 tonë.

Një element i rëndësishëm për hetuesit janë edhe adresat e shkruara në kutitë e drogës, ku sipas mediave spanjolle, ishin shënuar destinacionet ku kokaina duhej të dërgohej. Këto të dhëna pritet të ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë në organizimin e këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe