Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur e pajetë në ujë.
Sipas të dhënave paraprake, trupi është konstatuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji dhe ka njoftuar autoritetet.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e reja dyshohet se vuante nga depresioni, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Ndërkohë, bashkëshorti i 32-vjeçares është marrë në pyetje nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

