Grabitën me dhunë pikën e karburantit në Klos, policia arreston dy të rinjtë

Policia ka zbardhur grabitjen me dhunë të një pike karburanti në Klos, ku dy persona dhunuan punonjësin dhe i morën xhiron ditore të turnit. Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinimi”, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:10 të datës 3 nëntor 2026. Sipas policisë, dy persona të paidentifikuar në atë moment kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit, shtetasit me inicialet S. M., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash që përfaqësonte xhiron e turnit.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve: J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars, Klos, dhe M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 në Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe