Edi Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, sofra e gurit vijon të qëndrojë para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, duke i ftuar sërish të ulen në tryezë për të diskutuar mbi kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Sofra e gurit, e vendosur para Kryeministrisë, vijon të jetë aty si simbol i ftesës për dialog. Rama ka rikthyer thirrjen për bisedime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i përgjigjen ftesës së tij.

Sipas raportimeve, protesta studentore vazhdon, ndërsa ftesat e përsëritura të kryeministrit deri më tani nuk kanë sjellë uljen e palëve në një tryezë të përbashkët.

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe