Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe