Juve “thyen” Napolin 2-0, Spalletti largon frikën: Të qëndrojmë të bashkuar

Publikuar me datë:

Spalletti “thyen” Allegri-n në sfidën e fateve të kryqëzuarve, kundër të kaluarës së tyre të famshme. Në “Stadium”, të dy trajnerët vinin pas një krizë të thellë rezultatesh, të vetëdijshëm për pozicionin e tyre jo komod, në fund triumfoi Spalletti dhe Juve, me “Zonjën e Vjetër” që doli me 3 pikë pas suksesit 2-0.

Napoli e nisi këtë super sfidë me një rast të pastër për gol, ku portieri Vicario u detyrua të bënte mrekullinë. Në fraksionin e parë, Juve ishte e pafat ku një goditje e Cabal u përplas në shtyllën pingule, ndërsa në limite ishte Alabejgovic që detyroi portierin Meret të zgjatej për të mbajtur portën të paprekur. Talenti boshnjak u shndërrua në protagonist absolut në këtë sfidë, ku në minutën e 70-të me një goditje fantastike nga distanca kaloi Juven në avantazh. Thuajse në të njëjtën formë, me një tjetër gol spektakolar, këtë herë nga Boga, “Zonja e Vjetër” hipotekoi këtë sukses jashtëzakonisht të rëndësishëm përballë Napolit.

Falë kësaj fitoreje, Juve ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 17 pikë, plus 3 në raport me Napolin. I vetëdijshëm për peshën e këtij suksesi, Spalletti ia dedikoi fitoren ekipin:

“Merita ishte e gjitha e djemve, treguan dëshirë dhe vullnet për të fituar, ky është mentaliteti i duhur, diçka që na ka munguar. Është e vërtetë që jemi në vështirësi, na mungojnë lojtarë, por duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Spalletti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas...

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde. Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor. Serbia […]