Shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë – Zbrazet liqeni/ Kukësit të vjetër i dalin rrënojat

Publikuar me datë:

Thatësira e tejzgjatur dhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Kukësit, i cili shërben si rezervuar për hidrocentralin e Fierzës.

Prurjet e Drinit, që kanë zbritur nën 80 metra kub ujë në sekondë, ndërsa agregatet vijojnë të jenë në punë, kanë përshpejtuar uljen e nivelit të liqenit.

Si pasojë, në sipërfaqe kanë dalë sërish rrënojat e Kukësit të vjetër. Në horizont dallohen ish-qendra e qytetit, monumenti i Zogut të Parë dhe bunari, ndërsa janë zbuluar edhe këmbët e urës së vjetër të Kukësit.

Por tërheqja e ujit nuk ka vetëm pasoja historike. Ajo po dëmton edhe habitatin ujor. Qindra molusqe kanë ngordhur dhe kanë mbetur në brigjet e liqenit.

Të dhënat zyrtare të KESH-it ende nuk janë përditësuar, por niveli i ujit vlerësohet të ketë zbritur nën kuotën 250 metra, ndërsa prurjet mbeten shumë poshtë mesatares vjetore.

Kjo situatë shton rrezikun e kufizimit apo stakimit të agregateve të hidrocentralit të Fierzës.

Dalja në sipërfaqe e rrënojave të Kukësit të vjetër është një fenomen i rrallë, por këtë vit ato janë shfaqur dy herë brenda dhjetë muajve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Gjirokastër dy të rinj nga Bulqiza

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së...

I riu ia plas në sy Endri Shabanit: Je tradhtar, bashkëpunëtor i Ramës

Dy të rinj kanë debatuar me Avokatin e Popullit...

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez, Sander Smit ka ngritur shqetësime për përdorimin...